Prezantimi i risisë më të re teknologjike Face ID tek iPhone X, duket se nuk do të kaloj pa polemika.

Duket e pabesueshme, por në rrjetet sociale të vendeve islamike Arabe kanë shpërthyer polemikat pasi se Face ID nuk mund të njohë fytyrën nëse personi që ka iPhone-in ka veshur burka. 

Një hashtag “#apple_bandisce_ilniqab” i publikuar nga portalet Arabe në Itali, ka krijuar mjaft polemika mes kulturës perëndimore dhe asaj islamike, pasi kjo e fundit pretendon se iPhone X nuk është menduar për femrat që veshin burka dhe kjo gjë është një ofendim ndaj tyre.

Komentet kanë qënë nga më të çuditshmet dhe abstraktet, por analistë të ndryshëm mendojnë se pretendimi që ato femra ndihen të ofendurara nga teknologjia në fjalë, lidhet me dëshirën për ta përhapur atë kulturë dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook