Foto Ilustruese

Një 81-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në dalje të Rrogozhinës pasi është aksidentuar nga treni i linjës Fier-Elbasan.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 8:30 ku treni ka aksidentuar 81-vjeçarin me iniciale P.V. i cili po kalonte shinat e trenit por nuk e ka dëgjuar zhurmën mbi trase.

Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.06.2018, rreth orës 08:30, në dalje të Rrogozhinës treni i linjës “Fier – Elbasan”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin P. V., rreth 81 vjeç. Këmbësori P. V., në momentin e aksidentimit ka qenë duke kaluar shinat e trenit. Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook