ATHINË, GREQI

Katër vetë u plagosën të mërkurën pasdite, kur një rrufe goditi në kodrën e Akropolit në Athinën qendrore gjatë një stuhie, njofton media greke “Kathimerini”.

Sipas të dhënave paraprake, rrufetë kanë goditur pjesën e dritareve në kabinat e biletave në hyrje të vendit të lashtë, duke plagosur dy punonjës të Ministrisë së Kulturës dhe dy turistë.

Një ambulancë u thirr menjëherë dhe transportoi të plagosurit në spital.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë (EMY) lëshoi një raport të emergjencës të mërkurën pasdite, duke paralajmëruar më shumë stuhi dhe breshër në mbrëmje.