Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo rrugë ka kushtuar 1.3 miliardë euro.

Berisha e ka pranuar se kostoja e ndërtimit të kësaj rruge ka kushtuar me të vërtetë 1.3 miliardë euro por Edi Rama për të ngjallur urrejtje kombëtare u fsheh shqiptarëve se ajo rrugë i ka sjellë Shqipërisë mbi 300 milionë euro në vit të ardhura, pra deri sot mbi 2.5 miliardë euro.

Postimi i Berishës:

Dy fjale për llum-kazanin!

 “Rruga e Kombit”, që ti e quaje dikur “Rruga e Asgjëkundit” o llum-kazani, vërtet ka kushtuar 1.2 miliardë euro por për të ngjallur urrejtje kombëtare ti u fshehe shqiptarëve se ajo rrugë i ka sjellë Shqipërisë mbi 300 milionë euro në vit të ardhura, pra deri sot mbi 2.5 miliardë euro, nga të cilat 90% Shqipërisë bregdetare dhe Tiranës!

Prandaj o llum-kazan lëri turfullimet e kërcënimet e tua frymëndara e plotë urrejtje, me kod penal e narkopolicë, dhe hiqe menjëherë taksën tënde plaçkë në “Rrugën e Kombit” se e zeza të pret ty dhe klikën tënde!

Revolta qytetare do fitojë! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook