Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka thirrur për ditën e hënë 1 prill një seancë parlamentare në të cilën do të jenë të pranishëm edhe ministrat e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Zyra për shtyp e Parlamentit nuk e ka dhënë këtë informacion dhe as nuk e ka publikuar në faqen zyrtare.

Por kjo mësohet nga UNICEF që shpërndau sot një njoftim ku bën të ditur se në seancën parlamentare të nesërme që është thirrur nga Gramoz Ruçi, do të trajtohet raporti për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje është të hedhë dritë mbi atë që ka bërë qeveria shqiptare në kuadër të përmbushjes së të drejtave të fëmijëve.

Sakaq, në Komitetin e të Drejtave të Fëmijëve që ndodhet në Gjenevë të Zvicrës, pritet të prezantohet raporti për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri. Ky Komitet, është përgjegjës për t’u siguruar që shtetet i kanë përmbushur detyrimet e tyre pas ratifikimit të Konventës mbi të drejtat e fëmijës. Shqipëria e ka ratifikuar Konventën që në vitin 1992.

Raporti u hartua me ndihmën e UNICEF. Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës thekson se procesi i përgatitjes së raportit të shtetit mbi zbatimin e Konventës së të Drejtave të Fëmijës duhet të jetë i gjerë dhe përfaqësues.

Në kuadër të hartimit të Raportit të Pestë Periodik të Republikës së Shqipërisë, u mblodhën mendime nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe fëmijët, me mbështetjen e UNICEF në Shqipëri. Edhe pse kontributet e mbledhura nuk janë përfaqësuese për të gjithë organizatat e shoqërisë civile apo fëmijët e Shqipërisë, ato paraqesin perspektivën modeste të aktorëve të konsultuar.

LEXO EDHE:  Balla i përgjigjet Bashës duke i publikuar foton me "trafikantin e minave": Larg qoftë të të kërkojmë dorëheqjen pas kësaj...

Në kuadër të hartimit të Raportit të Pestë Periodik të Republikës së Shqipërisë, u mblodhën mendime nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe fëmijët, me mbështetjen e UNICEF në Shqipëri. Edhe pse kontributet e mbledhura nuk janë përfaqësuese për të gjithë organizatat e shoqërisë civile apo fëmijët e Shqipërisë, ato paraqesin perspektivën modeste të aktorëve të konsultuar.

Për të mundësuar pjesëmarrje sa më të mirë të organizatave që punojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, konsultimi u ndërmor përmes një pyetësori online dhe u shpërnda me mbi 200 organizata. Në total, 40 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile kontribuuan me mendimet e tyre.