Rrugët në Bashkimin Evropian po bëhen më të sigurta çdo vit, por ka ende punë për t’u bërë në mënyrë që të parandalohen viktimat.

Numri më i madh i aksidenteve, sipas shifrave të Komisioni Evropian, regjistrohet në Rumani dhe Bullgari, ndërsa pasojnë Letonia dhe Kroacia.

Ndërkohë që vendet me rrugët më të sigurta janë Britania e Madhe, Danimarka dhe Irlanda.

Në vitin 2018, në 28 vendet anëtare të BE-së kanë humbur jetën 25,100 persona në aksidente rrugore.

Megjithatë, këto ngjarje tragjike, po ndodhin pak më rrallë në krahasim me më parë, përcjell Top Channel.

Komisioni Evropian ka vënë si objektiv që të përgjysmojë numrin e vdekjeve në aksidentet rrugore deri në 2020, objektiv ky vështirë i arritshëm.