Është luajtur ndeshja për vendin e 3 e të 4 mes Belgjikës dhe Anglisë, e vlerfshme për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Ndeshja u fitua nga Belgjika me rezultatin e pastër 2-0, duke siguruar kështu vendin e 3 në këtë Kampionat Botëror.

Belgët kaluan që në minutën e 4 në avantazh, me anë të Meunier, dhe 1-0 mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

Pjesa e dytë foli më shumë për anglezët, të cilët e kërkuan golin e barazimit, por vetëm disa tentativa pa rezultat konkret.

Kur anglezët ishin në momentet e tyre më të mira, belgët me anë të një kundërsulmi dyfishuan shifrat me anë të Hazard.

Kujtojmë që kjo është fitorja e dytë e Belgjikës ndaj Anglisë, në këtë Kampionat Botëror, pasi ndeshja e parë ishte ajo e fazës në grupe, ku belgët fituan 1-0.

Belgjika u mposht në gjysmëfinale nga Franca me rezultatin 1-0, ndërsa Anglia u eleminua nga Kroacia, në ndeshjen e cila përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të ballkanasve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook