Askush nuk mund ta priste atë që ka ndodhur këtë mbrëmje në Kupën e Botës.

Kampionët e Botës në fuqi kanë arritur të fitojnë ndaj suedezëve vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ndeshja e luajtur në “Fisht Olympic” të Sochi-t, ka përfunduar me rezultatin 2-1.

Që në nisje, gjermanët filluan vrullshëm me sulme, por pa rezultat. Ishte minuta e 32 e ndeshjes kur në një kundërsulm suedezët arritën të shënonin një gol me parabol nga brenda zonës, duke shokuar kampionët e Botës në fuqi.

Goli për suedezët u shënua nga Toivonen.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Pjesën e dytë gjermanët e nisën sërish vrullshëm, ndërsa Marco Reus barazon shifrat në minutën e 48, duke rikthyer ekuilibrin e ndeshjes.

Minutat në vazhdim, gjermanët krijuan shumë mundësi të arta shënimi, por portieri suedez shkëlqeu me performancën e tij, duke shpëtuar disa herë portën.

Dhe atëherë kur mendohej se ndeshja përfundoi në barazim, Gjermania fiton një goditje dënimi në minutën e 5 dhe të fundit shtesë, të cilën mesfushori Toni Kroos e shndërroi në gol.

Me këtë fitore, gjermanët janë pothuajse të kualifikuar në fazën tjetër, pasi ndeshjen tjetër me Korenë e Jugut, të cilët janë eleminuar tashmë, në letër e kanë të fituar me 100%, por në botën e futbollit çfarë nuk ndodh.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Taksa e re e banesës, reagon Shella: E njëjta skemë u ndoq nga Suedia, por suedezët...