Është luajtur në “Kazan Arena” superndeshja mes Francës dhe Argjentinës, e vlefshme për fazën e 1/16 të Kupës së Botës.

“Finalja e parakohshme” u mbyll me fitoren spektakolare të francezëve me rezultatin 4-3.

Një ndeshje që ka dhuruar spektakël, gola, grint, dhe emocione. Të parët që shënuan ishin francezët, ku Mbape, fitoi një 11-metërsh, që u shndërrua në gol në minutën  13 nga Griezmann.

Argjentinasit arritën të barazonin në minutën e 41, ku Angel Di Mario shënoi një supergol me një goditje nga jashtë zone.

Dhe me këtë rezultat mbyllet episodi i parë i sfidës. Pjesa e dytë nis vrullshëm për argjentinasit, të cilët përmbysin avantazhin e francezëve me anë të Gabriel Mercado në minutën e 48.

Por pas këtij goli filloi spektakli francez. Ishte minuta e 57 ajo kur Benjamin Pavard realizon një gol mjaft të bukur për francezët, duke barazuar kështu shifrat.

Vetëm 7 minuta më vonë Kylian Mbappe i cili pas një lëvizje të bukur brenda zone, mposht portierin argjentinas Armani, duke përmbysur rezultatin.

Dhe do të jetë sërish Mbappe që shënoi golin e “knockout-it” për argjentinasit, në minutën e 68, pas një kundërsulmi të shpejtë të francezëve.

Argjentinasit krijuan disa raste, ndërsa arritën të shënonin golin e tretë në minutën e 3 shtesë të ndeshjes me Agueron.

Por ky gol ishte tepër vonë, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 4-3, Franca kalon në çerekfinale, ndërsa argjentinasit largohen nga ky Botëror në një farë mënyre të “turpëruar”.

LEXO EDHE:  Nuk do ta besoni! Shihni ku e kishin fshehur kokainën trafikantët në Argjentinë (FOTO)

Franca do të presë në çerekfinale fituesen e çifit Uruguaj-Portugali, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook