Meksika ka fituar kundër Koresë së Veriut në ndeshjen e vlefshme për grupin F në Kupën e Botës.

Ndeshja e luajtur në “Rostov Arena”, përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të meksikanëve, të cilës pasi mposhtën kampionët e Botës në fuqi, arritën një tjetër fitore që u siguron atyre kualifikimin për në fazën e 1/16.

Golat për meksikanët u shënuan nga Carlos Vela në minutën e 26 me penallti, ndërsa goli i dytë u shënua nga Javier Hernandez.

Ndërsa golin e nderit për Korenë e Jugut e shënoi Son Heung-Min në minutën e 3 shtesë.

Koreanojugorët e zotëruan më shumë topin se meksikanët, edhe rastet për shënim ishin thuajse të barabarta, por në finalizim, ishte Meksika ajo që vendosi.

Ndeshja tjetër e këtij grupi do të jetë ajo mes Gjermanisë dhe Suedisë, e cila do të luhet në mbrëmjen e sotme, në orën 20:00 në “Fisht Olympic” të Sochi-t.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook