Pas analizëss ë publikuar nga avokati Spartak Ngjela ku sipas tij Rama dhe Berisha kanë një skemë ruse për trazira në Shqipëri, ka ardhur reagimi i Ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Me anë të një postimi të shkurtër në faqen zyrtare të “Facebook”, ambasada ruse shkruan: “Kemi lexuar kryeveprën e radhës, që pretendon të quhet analizë, nga Spartak Ngjela, në të cilën mbi Rusinë hidhet përgjegjësia e destabilizimit të situatës politike në Shqipëri. Të tilla konkluzione që nxirren pa asnjë bazë të besueshme ngjallin dyshime serioze për kompetencën dhe nivelin intelektual të autorit”.

Në këtë kuadër, vijon më tej Ambasada, nuk mund të mos kujtohet edhe historia magjepsëse e treguar më parë nga zoti Ngjela për “400 oficerë rusë” që, sipas tij, ishin futur në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2017-s për të organizuar trazira. 

Po meqë ra fjala, ku janë zhdukur këta “oficerë”, pyet Ambasada ruse duke shtuar se presin me padurim nga Ngjela detaje të reja.

Ja çfarë tha Spartak Ngjela, shkrimi i plotë në “Facebook”:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook