Moderatori dhe komediani i njohur, Ermal Mamaqi, duket se feston sot 36-vjetorin e tij të lindjes.

Por data 21 Mars, nuk qenka ditë e veçantë vetëm për Ermalin, pasi nëpërmjet një video në të cilën na zbulon një rastësi tepër të bukur. Moderatori ka uruar sot edhe Vera Grabockën, e cila po ashtu feston ditëlindjen e saj.

Në videon e postuar Ermali shkruan: “Jo rastësisht njerëzit janë aty ku janë… Eh sa me fat jemi ne të 21 Marsit. Happy birthday Vera Grabocka.”

Sakaq në sfond dëgjohet kënga e ditëlindjes kushtuar dy personazheve të njohur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook