Armando Sadiku tashmë është bërë me një tjetër skuadër të re pas braktisjes së Luganos në Zvicër ka shkuar tek Legia e Varshavës në Poloni ku është pritur me një surprizë të pakëndshme.

Gazeta “Interia” i ka kushtuar një shkrim të tërë lojtarit tonë të kombëtares ku ka vënë në qendër të diskutimit bindjet politike të këtij të fundit ku edhe e ka quajtur “komunist”. Ata shkruajnë për bindjen e hapur politike që Sadiku tregoi gjatë zgjedhjeve ku mbështeti Partinë Socialiste në një video promocion kundrejt saj ku ky i fundit bënte thirrje që të gjithë të votonin veç numrin 2.

Gazeta nuk është ndalur me kaq ku edhe ka njoftuar tifozët se Sadiku mbështet Partinë Socialiste e cila është pasuesja e Partisë së Punës që asokohe drejtohej nga nji prej diktatorëve më famëkeq, Enever Hoxha. Akoma nuk kemi një reagim nga lojtari për këtë shkrim.