Safet Bajri, i cilësuar si kreu i grupit të “Bajrave” i arrestuar pak kohë më parë, ka marrë sërish vëmendjen e mediave.

Ndonëse në burgun 313, ku po kryen dënimin e tij, kjo nuk e ka penguar atë që të ketë telefon dhe për më tepër të futet edhe “live” në rrjetin social Instagram.

Ndonëse ligji e ndalon rreptësisht përdorimin e telefonave celular në ambientet e burgut, Bajri jo vetëm që e ka një tillë, por përcjellë në kohë reale edhe videot e emisionit të humorit që ka qenë duke ndjekur.

Safet Bajri akuzohet për një sërë veprash penale si vrasje me dashje, gjobëvënie, trafik droge dhe pastrim parash, ndërsa mediat e Belgjikës kanë theksuar se Safet Bajri bën jetë të shtrenjtë dhe i rrethuar nga luksi.