Mbrëmjen e djeshme tashmë Presidenti i ri i vendit tonë, Ilir Meta ka treguar rreth detyrave që e presin në Presidencë. 

Ai u pyet nëse do të dekretonte Saimir Tahirin, nëse ky i fundit zgjidhej ministër, duke pasur parasysh akuzat e forta që LSI-së, Meta u shpreh në mënyrë tepër diplomatike.

 

“Unë do përmbush të gjitha detyrimet e mia në mënyrën më korrekte, dhe do presim konstituimin e parlamentit të ri. Kam nevojë të pyes këshilltarë, ka disa zyra të cilat e këshillojnë Presidentin. Do të më duhet dhe mua koha ime,” tha Meta.