Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama, në lidhje me djegien e mandateve.

Sipas tij, Rama duhet të kuptojë se politika nuk është çështje topi. Deputeti demokrat  duke folur si tifoz i skuadrës së Interit, i kujton Ramës se në kohën kur Juventus blinte arbitra dhe trukonte ndeshje, Juventus u dënua rëndë dhe përfundoi në Seria B.

“Politika nuk është çështje topi!Rama dhe si tifoz është në faull! Si tifoz i Interit unë e kujtoj mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnje ekip. Nuk thonë kot, kur takon një Juventin kontrollo xhepat!

Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh pêr shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht por drejtuesi i tij!”, shkruan ai.