Sallata me thjerrëza, patëllxhanë dhe borzilok është një sallatë e thjeshtë, ideale për tu marrë në punë.

Për ju që doni të humbni peshë, është perfekte pasi të ngop, nuk ka shumë kalori dhe është e pasur me vlera ushqimore.

Përbërësit: 

  • 1 gotë thjerrëza të lëna më parë në ujë të ftohtë për 1 orë,
  • 2 patëllxhanë,
  • 2 thelpinj hudhra.
  • Disa gjethe borzilok,
  • Pak vaj ulliri për skuqje,
  • Pak kripë,
  • Pak piper të zi,
  • 1 spec djegës të freskët

Për marinimin

  • 2 lugë kos,
  • 1 lugë mustardë,
  • 1 lugë lëng limoni,
  • 2 lugë vaj ulliri,
  • Pakëz kripë.

Përgatitja: 

Vendosni thjerrëzat të ziejnë në ujë me kripë për 15 minuta. Kullojini. Prisni patëllxhanët në feta të holla dhe skuqini me pak vaj.
Vajin e tepërt përthitheni me letër kuzhine, kriposini, piperosni dhe spërkatini me hudhra të grira imët.

Vendosini thjerrëzat në një pjatë servirje, vendosini sipër dhe patëllxhanët e e skuqur, shtoni specin djegës të prerë hollë, gjethet e borzilokut, kriposini, piperosini.
Bëni një marinaturë duke përzier kosin me mustardën, kripë, lëngun e limonit dhe vajin. Shtojeni sipër thjerrëzave, përzijini dhe shërbejini.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook