Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar mbi debatin që u bë ndërmjet ministrit të deleguar për Shqipërinë,Gent Cakaj dhe IMinistrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në Saminitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, që u zhvillua ditën e djeshme në Rumani.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Manjani është shprehur se debati ishte interesant, dhe ndërkaq ka ironizuar duke thënë se në këtë lojë kungulleshkash sipas tij, vetëm Shqipëria nuk pati përfaqësinë e një ministri të Jashtëm.

Postimi i plotë i Mnajanit

“Shumë interesant ky debati në Rumani për numrin e ministrave të jashtëm të Kosovës.
Daçiç ka thënë se Kosova përfaqësohej në tryezë nga dy ministra të jashtëm (Pacolli dhe Cakaj). Gent Caka ka thënë se janë 3 bashkë me vetë Daçiç, i cili qenka nga Prizreni.
Në këtë kungulleshë, vetëm Republika e Shqipërisë nuk paska pas ministër aty!!! Në samitin e BE për Ballkanin.”