Më 08.12.2018 n♪7 aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në zonën e quajtur “Ura e Kranesë”, Policis shqiptare bëri të mundur arrestimin e një shtetasi grek, pasi identifikuan një armë zjarri tipit “Pistoletë” me 6 fishekë pa leje.

Bëhet fjalë pë një 35-vjeçar me emrin Marios Gogolos, me profesion polic i cili po udhëtonte për në fshatin Bularat të Gjirokastrës kur u kap në flagrancë nga policia shqiptare.  

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.