Ishulli i Sazani mbetet ende misteri që duhet zbuluar. Ishullin e askujt e gjejmë tani edhe në Orikum nga një ballkon.

Një pajisje moderne, i fton pushuesit të hedhin një sy drejt ishullit të pabanuar, të fton të hysh në një galeri, të parën galeri të bregdetit.

Në këtë ishull artistik kuratori Elian Stefa ka hulumtuar hapësirën e ishullit përmes vëzhgimit të 5 fotografeve shqiptarë dhe të huaj, shtuar me hulumtim arkivor te viteve ’50-‘80 ”.

Stefa e ka realizuar këtë ekspozitë bashkë me mikun e tij Niku Muçaj, një tjetër shqiptar që merret me art në Zvicër. Edhe ai ka mbërritur në Vlorë për të kuruar këtë ekspozitë për ishullin.