Kryeministri Edi Rama poston një foto domethënëse në rrjetin social “Facebook”. Avioni i ri që do ti shërbejë udhëtarëve do të jetë shumë shpejt pjesë e linjës ajrore shqiptare.

Besohet se së shpejti “Air Albania” me mbështetje të presidentit turk Erdogan, do të hyjë në tregun transportit ajror në Shqipëri.

Në falenderimin që i ka bëre presidentit Erdogan, kryeministri Rama shprehet se po vjen një risi për qytetarët shqiptarë.

“Diskutuam për linjën e re shqiptare kuqezi dhe jemi në finalizimin e këtij projekti. Do t’i japim shqiptarëve një tjetër mundësi.” – tha Rama.

Konkurrenca besohet se do të ndikojë në uljen e çmimeve te biletave dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ajror.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook