Gjatë seancës parlamentare, ku po diskutohet akti normativ për buxhetin 2018, opozita ka kërkuar ndërprerjen e  seancës sepse kryeministri nuk është prezent. Në fjalën e tij, kreu i PD, Lulzim Basha  u shpreh se Rama duhet të jetë në Kuvend dhe të japë sqarime për përgjimet e VOA që tregojnë sipas tij vjedhjen e  votave.

Basha: Në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit. Ka 5 vite që PD denoncon këtë dhe tani gjithçka është transmetuar nga mediat. Mbrëmë u transmetua nga VOA. Ai që e ka shndërruar këtë parlament në krim nuk vjen këtu. Ndërsa kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve nuk denjon as të vijë këtu. Nuk e mbajnë këmbët, nervat, ska marrë ilace, i ka mbaruar pluhuri. Nuk e di. Ndaj gjëja e parë që dihet bërë është se kjo seancë duhet ndërprerë. Gjëja e parë që duhet bërë është të ndërpritet seanca. Kemi deputetë që skanë marrë asnjëherë fjalën se nuk kanë asgjë për të thënë. Jeni në shërbim të një grupi kriminelësh.

Me gjithë tërheqjen e vëmendjes nga ana e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili paralajmëroi se do merrte masa opozita nuk është bindur.

Ministrja Denaj foli për ekonominë dhe shifrat e vitit që lamë pas. “Konsumi u rrit me rreth 2.83% me terma realë vjetorë. Ndërsa konsumi final i popullatës u rrit me 3.41%. për tremujorin e tretë konsumi total shënoi përshpejtim të ritmit”, tha Denaj.

LEXO EDHE:  Basha uron sezonin e ri shkollor, shkruan një mesazh për prindërit, mësuesit dhe nxënësit

Spaho: Sot shqyrtojmë aktin normativ për buxhetin 2018 dhe do ishte e udhës që të kemi kryeministren në sallë. Ai duhet të jetë sepse i është bërë një akuzë nga VOA si hajdut zgjedhjesh. Duhet të vijë dhe tu ajpë qytetarëve sqarime. Nëse ka frikë nuk për t’i shpëtuar për shumë kohë përgjegjësisë. Duhet të vijë këtu për t’u përballur me opozitën.

Ruci: Nëse keni probleme me kryeministrin e dini procedurën që duhet të ndiqet. Ministrja e Financave është këtu dhe nuk më bën precedent për të ndërprerë seancën.