Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar se ka marrë një telefonatë nga Sekertari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili ka përshëndetur vendimin e qeverisë Shqiptare për dëbimin e dy diplomatëve iranianë.  

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin Mike Pompeo, i cili falenderoi Qeverinë Shqiptare për lidershipin në marrjen e veprimeve kundër praktikës së papranueshme diplomatike. Nënvizoi forcat e bashkimit të Shqipërisë me vendet e tjera evropiane për të mbrojtur sigurinë evropiane kundër të gjitha veprimtarive keqdashëse të pushteteve të tjera”, shkruan Bushati.