Jim Mattis, sekretari i mbrojtjes ka pohuar ditën e sotshme se tashmë SHBA është e gatshme të nisë dhe fitojë çdo luftë ndërsa theksoi se SHBA zotëron mundësi të shumta ushtarake kundër Koresë së Veriut dhe shumë prej tyre nuk vënë në rrezik Korenë e Jugut.

“Ka alternativa të shumta ushtarake që mund të vihen në zbatim nga ana jonë, me dakordësinë e aleatëve tanë për të mbrojtur aleatët dhe interesat e tyre”, deklaroi Jim Mattis për median.

Pyetjes së drejtuar nëse këto të fundit përfshinin opsione që nuk paraqitnin një rrezik të madh ndaj Seulit, ai e pa të arsyeshme t’iu përgjigjej se ”po, ka të tilla alternativa”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook