Policia italiane ka arrestuar në Torino pesë shqiptarë të moshave 30-32 vjeç, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas burimeve të policisë italiane, bëhet me dije se janë informuar për disa makina rrulotë (camper) të cilat parkoheshin anës rrugës dhe përdoreshin si dhoma për të bërë seks.

Banda e kapur kishte në kontroll 15 vajza nga Rumania , Moldavia si dhe nga Shqipëria.

Pjestarët e bandës mashtronin vajzat se do t’i çonin në Itali për punë të ndershme, por që përfundonin në rrugë duke i kërcënuar dhe ushtruar dhunë.

Pesë shqiptarët akuzohen për shfytëzim e favorizim prostitucioni dhe imigracion klandestin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook