Erjona Sulejmani, bashkëshortja e mesfushorit Blerim Xhemaili ka dhënë disa deklarata “bombë” për revistën “Chi”.

Ajo tregon se asnjëherë nuk ka dashur të martohet me një futbollist. Së shpejti Erjona hedh në treg romanin e saj ku tregon anën e errët të jetesës me një futbollist.

Bashkëshortja e futbollistit Xhemaili thekson se është si të jetosh brenda një “kafazi të artë”.

Në pyetjen që i bëjnë se kush është futbollisti më seksi ajo përgjigjet, “Cristiano Ronaldo “, duke treguar preferencën e saj për këtë futbollist.

“Seks para ndeshjeve? Futbollistët nuk janë dashnorë të mirë. Unë nuk ëndërroja të martohesha me një futbollist. Përkundrazi, iu largohesha atyre.

Lexoni romanin tim që do të dalë së shpejti, në të cilin tregoj gjithë anën e errët që ndodhet pas botës së futbollit. Martesa me një futbollist është si të jetosh brenda një ‘kafazi të artë’.

Futbollisti më seksi? Cristiano Ronaldo!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook