Janë sekuestruar ditën e sotme në Kavajë 562 kg lëndë narkotike, kanabis. Sipas burimeve të policisë një person ka rënë në pranga, përgjegjës për këtë sasi droge të kapur.

Policia bën me dije se është arrestuar Saiomin Beqiraj, 35 vjeç, banues në Frakull të Madhe. Droga është gjetur në makinën e 35-vjeçarit, tip ‘fuoristradë.

Droga është konfiskuar në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit”. Fuoristrada ishte e mbingarkuar në një karrotrec.

35-vjeçari ishte shoferi i karrotrecit. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e fuoristradës dhe 3 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B vjeç 35 banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi më datë 11.04.2018, në Rrogozhinë, tek “Bishti i Zhurit”, u kap me mjetin karrotrec tip “Benz”, duke transportuar mjetin fuoristradë, ku nga kontrolli në mjetin fuoristradë u gjet e bllokua  562.3 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për kapjen e pronarit të fuoristradrës si dhe tre shtetasve të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook