Policia italiane gjatë orëve të para të mëngjesit ka ekzekutuar një mega operacion në provincën e Napolit, i cili ka çuar në sekuestrimin rekord të një sasie droge..

Është një nga sasitë më të mëdha të lëndëve narkotike të sekuestruara deri më sot në rajonin e Kampanjës.

Sipas policisë italiane, gjatë kontrollit në një magazinë mallrash janë gjetur 12 kuti druri të mbyllura hermetikisht brenda të cilave ndodheshin 8000 kg hashash e konfeksionuar në pako 1 kilogramshe secila.

Sipas financës italiane kjo lëndë narkotike do t’i  sillte organizatave krminale një përfitim prej 80 milionë euro.

Në pranga me akzuën e trafikut të drogës është vënë një shtetase italiane nga Napoli 47 vjece e cila është  pronarja e firmës së transportit që kishte magazinuar mallin në këtë magazinë.

Hetimet e policisë italiane sapo kanë nisur për të zbardhur bashkëpunëtorët e organizatorët e këtij trafiku të madh droge.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




napoli