Mimoza Shkodra dhe Irkenc Hyka e kanë gati projektin e ri dhe do ta publikojnë në ditët në vijim.

Këngëtarja e njohur shqiptare njoftoi pak ditë më parë projektin e ri në bashkëpunim me Irkencin që pritet të publikohet shumë shpejt.

E ndërsa fansat e saj janë në pritje të këngës së re, ish-i fejuari i Mimozës ka bërë një postim disi ironizues që mendohet ta ketë për të.

Seldi Qalliu ka publikuar një foto në Instastory ku shkruan: “Fiona dhe Shreku coming soon”!

Por ky postim tashmë është fshirë dhe të gjithë po mendojnë se ka qenë për ish-të fejuarën.

Ta ketë pasur për Mimozën?!