Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë tha se:

Serbia dhe Shqipëria mund të bashkëpunojnë dhe zgjidhin çështjen e Kosovës në mënyrë reciproke, të pranueshme dhe të qëndrueshme, si dhe sfidat e tjera me të cilat ballafaqohen të dy vendet”.

Sipas ministrit Daçiç ka shembuj që tregojnë se Serbia dhe Shqipëria mund ta mbështesin njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal.

Tanjug organizoi një Panel për marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve ku Daçiç tha se në përfitim reciprok dhe në dobi të rajonit, mbështetja e ndërsjellë vërtetohet nga marrëveshjet e arritura në lidhje me selinë e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor në Tiranë ose në selinë e komunitetit të Sekretariatit të Transportit në Evropën Juglindore në Beograd.

“Po shohim një dialog të hapur, konstruktiv dhe të orientuar drejt së ardhmes që ne e shohim si një mënyrë për të shqyrtuar dhe zgjidhur çështjen ku qëndrimet e të dyja palëve janë më të largëta – statusi i Kosovës. Ne ndajmë një histori të përbashkët që nuk ka qenë gjithmonë dashamirëse si për njërin ashtu edhe për tjetrën”, tha Daçiç.

Ministri serb gjithashtu është shprehur se problemi i vetëm midis Serbisë dhe Shqipërisë janë qëndrimet e të dy shteteve ndaj Kosovës.

“Nuk është sekret se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë janë ngarkuar nga qëndrimi i Shqipërisë ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj. Pozicioni i njohur dhe parimor i Serbisë mbi paprekshmërinë e sovranitetit territorial, i cili garantohet jo vetëm me Kushtetutën e Serbisë por edhe me Karten e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit është i njohur mirë”, vazhdoi Daçiç.

LEXO EDHE:  Trondit raporti i Bankës Botërore: Në Shqipëri aktualisht 181.225 persona jetojnë me vetëm 3 USD në ditë

Kreu i diplomacisë serbe thotë se: “…nën këtë barrë historike ne kërkojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian që nuk njeh kufij dhe kjo është absolutisht pika që na lidh”.

Ai shton se Serbia dhe Shqipëria duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj dhe se është logjike të pritet që Serbia dhe Shqipëria të mbështesin njëra-tjetrën përpara institucioneve të BE-së.

Daçiç gjithashtu ka bërë thirrje tek autoritetet e Shqipërisë për bashkëpunim në sferën e ekonomisë por edhe në sferat e tjera të politikës.