Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë. Sot është dita e 11 që ata do të kërkojnë me ngulm plotësimin e pikave të adresuara me shkresë zyrtare tek kryeministria.

Ato vazhdojnë të këmbëngulin sërish se nuk do të ketë as negociata dhe as dialog  me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat,pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga kryeministri.

Theksohet se protesta e studentëve do të jetë mbarëndërkombëtare. Një pjesë e studentëve theksojnë se do të protestojnë tek Zogu i Zi,por shumica nuk kanë rënë dakord pasi epiqëndra e tyre është Kryeministria. Thirrje të shumta ka por jo se ato janë të organizuar nga një grup drejtuesish të mirfilltë.