Këtë të martë dalin në shitje biletat për ndeshjes e mesjavës mes Partizanit dhe Skënderbeut. Klubi i kuq njofton se për këtë takim çmimet e biletave për sektorë të veçantë do te jenë si më poshtë:

Biletat në Tribunat: A1, A2, B1, B2 do të kushtojnë 1 000 lekë (të reja). Biletat në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, H2 do të kushtojnë 300 lekë (të reja).

Tifozëria e kuqe do të ketë në dispozicion sektorët: A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1, G2, ndërsa tifozëria mike sektorët H1 dhe H2.

Tifozët do të mund t’i sigurojnë biletat nga dita e martë e në vazhdim, ora 10:00 deri 19:00, pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”.