Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi i një historie dashurie jashtëmartesore e kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediut dhe Eli Farës.

Gazetari Gjergj Zefi, i cili duket se e njeh mirë republikanin Mediu, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetet sociale, ku i kërkon ish-ministrit të heshtë, teksa i kujton hedhjen në erë të Gërdecit dhe shpirtrat e atyre fëmijëve të pafajshëm që do ta ndjekin deri në vdekje.

Zefi e thotë hapur se ai tashmë quravitet e reagon për dashnoren, ndërsa për shpirtrat e Gërdecit nuk e mori mundimin të hapë gojën.

Gazetari shkruan mes të tjerash:

I them se ke hedhur një fshat të tërë në erë në Gerdec për tu pasuruar bashkë Sali Berishën dhe të birin, as që reagon fare..
I them që shpirtrat e fëmijvë që u dogjën të gjallë në Gërdec do të ndjekin hap pas hapi deri në vdekje, i them se mallkimi i nënave shamizeza nuk do të ndahet sa të kesh frymë, nuk thotë asnjë gjysmë fjale, madje të injoron me përbuzje përmes heshtjes..

I them se ke punësuar në ministrinë ku ishe ministër Eli Farën(dashnoren që ia di gjithë Tirana), më telefonon, më shkruan mesazhe, më qyrravitet si i paburrë..

Fatmir Mediu mos guxo më, unë jam i pari që po qe nevoja do marr edhe armët kundër jush për të marrë hakun e atyre foshnjeve të gjora që i dogjët të gjallë në Gërdec për një grusht dollarë më tepër..

LEXO EDHE:  Parlament/ Mediu: Aventura me politikën e Jashtme, e rrezikshme

Mallkuar qofshi dhe ju zëntë haka e këtij populli..!

Ju grabitni, vidhni, vrisni, përdhunoni një popull dhe shqetësoheni vetëm për qetësinë tuaj pranë shalëve të grave dhe të dashnoreve tuaja.

Nuk keni parë gjë akoma!

Unë jam në barrikadën e njerzve që po zgjohen!

Fundi juaj është afër!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook