Shantazhimi me foto intime ndaj një vajze shqiptare i ka kushtuar shtrenjtë një shtetasi kosovar.

Policia e Kosovës njofton se ka vënë në pranga shtetasin e mësipërm, pasi kërcënonte një vajzë shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, me fotot intime të cilat i kishte publikuar në rrjetet sociale.

“Më 19.01.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në rrjete sociale i kishte publikuar disa foto intime të viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook