SHBA

Qindra dollarë që bien nga qielli, gati për tu kapur nga çdokush që kalon në rrugë. Nuk është një ëndërr, por ajo që ka ndodhur në Shtete e Bashkuara, përgjatë rrugës I-285, në Dunwoody, Georgia.

Një incident që i ka ndodhur një transportuesi parash prej rreth 175mijë dollarësh. Shoferët mosbesues janë gjendur të rrethuar nga para që fluturonin gjithandej.

Askush nuk mund ta humbte mundësinë për të blerë diçka, kështu që burrat e gratë kanë filluar të vrapojnë në korsinë e emergjencën së autostradës për të mbledhur sa më shumë para të mundnin. Pas aksidentit, policia ka kërkuar kthimin e parave, por pronari që transportonte të hollat ka arritur deri tani të mbledhë vetëm 4000 dollarë. Kush i ka mbajtur për vete paratë rrezikon edhe të denoncohet. Forcat e rendit, në fakt do të marrin të gjitha videot e bëra për të gjetur ata që kanë përfituar nga mrekullia e ‘shiut të parave’.