Facebook njoftoi se ka fshirë 5,4 miliardë llogari përdoruesish të rreme që prej fillimit të vitit, në krahasim me 2,1 miliardët e vitit të kaluar, po në të njëjtën periudhë.

Në raportin e tij dyvjeçar për transparencën, gjiganti amerikan i rrjeteve sociale thotë se ka përmirësuar aftësinë e tij për të zbuluar dhe bllokuar krijimin e llogarive të rreme ose abuzive deri në atë pike, sa të parandalojë miliona përpjekje çdo ditë.

Pas shumë skandaleve mbi menaxhimin e tij të të dhënave personale, platforma globale po rrit përpjekjet për të rikthyer besimin, veçanërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale 2020 në SHBA.