Dunwell Haberman pretendonte të ishte i regjistruar në shtetin amerikan të Delaware në vitin 1998 dhe operonte në Shqipëri nëpërmjet një dege me emrin DH Albania.

Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara.Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse kompania Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

DH Albania ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë.

Dyshohet se kjo firmë ka falsifikuar dokumentet, ka falsifikuar datën e krijimit  ku në Dalaweare kompania figuron e regjistruar para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente, sikur ekziston që nga qershori i 1998.

Dokumenti i dytë, që dyshohet të jetë falsifikuar, është një çertifikatë e Sekretarit të Shtetit, se kjo firmë nuk i ka detyrime fiskale shtetit. Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit Doug Denison, i tha Zërit të Amerikës, se për çertifikatën nuk ka patur asnjë kërkesë nga firma dhe as nuk është lëshuar ndonjë dokument.

Çështja pritet t’i kalojë për hetime penale zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Daleware, që drejtohet nga Matt Denn. Nëse autoritetet gjejnë shkelje, firmës mund t’i anulohet regjistrimi si biznes në këtë shtet dhe ndaj saj mund të ngrihen akuza kriminale.

LEXO EDHE:  "Rrugë kaq të gjëra nuk ka as Spanja, as Madridi" Sazan Guri i bashkohet protestës tek Unaza e Re

Dalaware njihet edhe si “parajsë fiskale” pasi nuk mbledh taksa nga korporatat. Shteti Delaware, njihet si një prej shteteve që ka ligje tepër favorizuese ndaj korporatave. Mijëra kompani amerikane janë të regjistruara në këtë shtet, për të përfituar nga taksat.