“Shumë vonë për ta çarmatosur Korenë paqësisht, lufta mund të shpërthejë 9 muajt e ardhshëm”.

Donald Trump premtoi të ndalë shtetin mashtrues korean nga vrasja e miliona amerikanëve, por mesa duket Gordon Chang shprehet i bindur se qëllimi i presidentit amerikan nuk do të mund të arrihet më paqësisht, sepse ky i fundit është vonuar.

Në një intervistë ekskluzive, Gordon tha se ekziston një frikë në Uashington se SHBA-të jenë vonuar tepër për ta çarmatosur Korenë e Veriut në mënyrë paqësore dhe kjo është arsyeja pse tani dëgjoni shumë tek flasin për luftë.

“Çdo ditë dëgjojmë fjalë për luftë, por jo nga analistët, për këtë gjë flasin edhe zyrtarë të lartë të administratës”.

Z.Chang shtoi: “Për fat të mirë, tani, Shtetet e Bashkuara nuk po përgatiten të përdorin forcën, por në një moment kjo gjë mund të ndodhë dhe kjo është gjëja më e rrezikshme.”

Presidenti Trump tha shumë herë se ai nuk do të lejojë që koreano-veriorët të kenë mundësinë e vrasjes së miliona amerikanëve.

“Epo, nëse ai vendosë të veprojë sipas fjalëve të tij, ai do të përdorë forcën në nëntë muaj, një vit më tutje nëse ai nuk është në gjendje të çarmatosë Korenë e Veriut më parë”.

Profesori dhe ish-shkrimtari, Patrick Greenfield, tha se SHBA-të duhet të shterojë të gjitha opsionet diplomatike, përpara se të ndezin një luftë kundër Koresë së Veriut.
“Edhe pse jemi në sezonin e shpresës, të gëzimit dhe të paqes, mendoj se kemi nevojë të marrim seriozisht dhe të mendojmë më shumë për përspektivën e një konfrontimi ushtarak, se cilat veprime ushtarake kundër Koresë së Veriut do të ndodhin në vitin 2018.”

Në një përpjekje për të ndaluar Korenë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi sanskione të reja të ashpra mbi Korenë e Veriut pas testimit të vazhdueshëm raketor.

LEXO EDHE:  Reagon Trump për sulmin e bërë në Texas, ishte njeri me probleme mendore

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook