Ballina Kulture 4 efektet shëruese që përfitohen nga agjërimi gjatë Ramazanit

4 efektet shëruese që përfitohen nga agjërimi gjatë Ramazanit

Miliona njerëz anë e mbanë botës, e kanë vëzhguar me sukses pastrimin shpirtëror të Ramazanit për mijëra vjet.

Tani shkencëtarët tregojnë vazhdimisht edhe për efektet shëruese, që agjërimi i sjell shëndetit tonë.
Agjërimi jua forcon trurin
Nuk ka dyshim se do t’i vëreni edhe vet efektet pozitive që agjërimi i sjell në mirëqenien tuaj mendore dhe fokusin shpirtëror, por efektet e agjërimit në tru janë edhe më drastike nga ç’mendoni.
Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka konstatuar se fokusi mendor që arrihet gjatë Ramazanit e shkakton trupin të prodhojë më shumë qeliza të trurit, dhe rrjedhimisht e përmirëson funksionin e tij.

Gjithashtu ju keni edhe zvogëlim të kortizolit – hormon i stresit.

Agjërimi ju ndihmon të hiqni dorë nga shprehitë e këqija
Për shkak se do të jeni duke agjëruar gjatë ditës, Ramazani është periudhë e përsosur për të hequr dorë nga shprehitë e këqija. Shprehitë si tymosja e duhanit apo konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer mund t’i largoni shumë lehtë përmes agjërimit sepse trupi gradualisht mësohet me mungesën e tyre derisa ta keni hekur krejtësisht varësinë.

Kolesterol më të ulët
Të gjithë e dimë se humbja e peshës është një nga efektet fizike që i ka agjërimi. Por, veç kësaj, një ekip i kardiologëve nga Emiratet e Bashkuara ka konstatuar se personat që agjërojnë përjetojnë reduktim të kolesterolit në gjakun e tyre.

Kolesteroli i ulët e përmirëson shëndetin kardiovaskular.

Detoksikimi i trupit
Përveç se agjërimi i ndihmon besimtarët ta pastrojnë vetën shpirtërisht, ai gjithashtu është fantastik edhe për detoksikimin apo pastrimin e trupit. Duke mos ngrënë apo pirë gjatë ditës, trupi fillon ta detoksikojë veten dhe i largon toksina e dëmshme që mund të gjenden në depozitat e yndyrës.

LEXO EDHE:  Jetoi i vetmuar në një ishull për 29 vjet, autoritetet marrin vendimin drastik për të

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook