Ballina Shendeti 5 arsye të shëndetshme për të konsumuar mishin e pulës

5 arsye të shëndetshme për të konsumuar mishin e pulës

Nëse jeni konsumatorë të mirë të mishit, pula duhet te jetë patjetër pjesë e dietës suaj ushqimore. 

Ja ku keni disa arsye përse duhet të konsumoni më shumë mishin e bardhë:

1. Shëndet të mirë të kockave

Pula përmban minerale si kalciumi dhe fosfori të cilat ndikojnë në shëndetin e mirë të kockave. Gjithashtu është një burim i mirë seleniumi I cili ndihmon në reduktimin e rrezikut të shfaqjes së artritit  në një moment më të vonë të jetës.

2. Proteina

Mishi i pules është një ndër burimet më të mira të lin-it (një proteinë yndyrore). Të konsumosh mishin e pules ndihmon në një zhvillim më të shpejtë dhe të mirë të muskujve.

3. Lufton të ftohtin dhe gripin

Shumë njerëz ndihen më mirë, pas konsumimit të supës së pulës, e cila ndihmon në përmirësimin e gjëndjes gripale. Është e  provuar se supa e pules ndihmon në pastrimin e mukozës të traktit respirator, e cila shkakton bllokim të aparatit të frymëmarrjes. Gjithashtu supa e pules mund të shërojë dhimbjen e fytit.

4. Një anti – depresant natyral

Mishi i pules është një burim shumë I mirë tripofani, I cili është një amino acid që lehtëson gjëndjen psikologjike. Pula rrit nivelin e serotoninës në tru, në këtë mënyrë ndihmon në përmirësimin e humorit dhe lehtëson shqetësimet me gjumin.

5. Shëndet të mirë të zemrës

Mishi i pulës përmban gjithashtu vitaminë B6, e cila ul nivelin e homicitinës. Homocitina është një amino acid që shkakton sëmundje kardiovaskulare, nëse është në nivele të larta. Gjithashtu acidi yndyror, omega 3-esh, të cilat gjenden në mishin e pulës, ndihmojnë në reduktimin e sasisë së triglicerideve, pra reduktojnë krijimin e pllakave në muret arteriale.

LEXO EDHE:  Kjo është maska me perime që pastron fytyrën plotësisht nga aknet

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook