Ballina Magazine 5 këshilla të dobishme për bukurinë tuaj të mëngjesit

5 këshilla të dobishme për bukurinë tuaj të mëngjesit

Që të kujdesemi për fytyrën tonë pa bërë gabime, mjaftojn të ndjekim pak rregulla të thjeshta.

Ja si ta bëni lëkurën të shkëlqejë:

Në mëngjes jemi gjithnjë në nxitim për ditën që po starton. Një sy në telefon, një sy në kuzhinë për të përgatitur mëngjesin duke bërë gati gjërat për t’i futur në çantë apo të mos harrojmë listën e gjërave për të blerë për darkën.

Por nëse mundohemi pak, gjejmë kohë edhe për kujdesin ndaj vetes. Lufta me pikat e zeza dhe me puçrrat është e vazhdueshme dhe një gabim që mund të bëjmë, mund të japë një rezultat negativ.

Jo të gjithë e konsiderojnë të rëndësishëm pastrimin e fytyrës në mëngjes. Për pastrimin mirë të fytyrës, duhen eleminuar pa dhimbje qelizat e vdekura duke stimuluar ato të rejat.

Nëse dëshirojmë një lëkurë të shkëlqyeshme dhe të freskët, duhet të bëjmë një pastrim të lehtë. ‘Zgjojeni’ lëkurën në mëngjes kur përgatiteni për t’u mbrojtur nga smogu, pluhurat dhe agjentët e jashtëm. Për këtë është e nevojshme të përdorni serumin dhe kremin hidratues.

LEXO EDHE:  5 këshilla si të eliminoni aromën e keqe tek këpucët

Uji është gjithnjë një ide e mirë për të pastruar fytyrën, nëse është i vakët, akoma më mirë. Por bëni kujdes të mos e kaloni me temperaturën e lartë të ujit sepse uji më i ngrohtë seç duhet është i rrezikshëm për dehidratimin e lëkurës.

Për bukurinë rutinore ekzistojnë porosi që duhen respektuar. Pastroni, tonifikoni dhe hidratoni.

Edhe nëse do të jeni të lodhura, niseni mëngjesin me larjen e fytyrës, vendosni kremin hidratues i cili duhet të jetë me faktor të lartë mbrojtës, pastaj edhe make up-i jep rezultatin përfundimtar dhe fytyra do të duket edhe më e freskët. Kini parasysh që rrezet UV janë tepër agresive për epidermën tonë ndaj kjo do t’ju bëjë të kujtoheni për kremin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook