Ballina Shendeti 5 trajtimet që shërbejnë për qetësimin natyral të djegieve nga dielli në...

5 trajtimet që shërbejnë për qetësimin natyral të djegieve nga dielli në verë

Vera mbërriti dhe po nxeh shumë këtë vit, ku as plazhi nuk mundet të na ndihmojë më nga rrezet e tij depërtuese. Por këto rreze edhe na djegin dhe na shkaktojnë shqetësime që do të ishim më mirë pa to.

Ekspozimi në pikat më të nxehta të diellit si oraret nga 1-4 na dëmtojnë lëkurën dhe na shkaktojnë djegie që nuk mundemi ti përballojmë nëse nuk kemi ku gjejmë farmaci në mes të natës ose jemi në shtëpi dhe duam ta zgjidhim aty problemin tonë një orë e më parë.

Skuqja dhe lëkura thatë janë dy problemet kryesore që dielli na dhuron përveç mirësisë së vitaminës C që e marrim kur ka nxehtësinë normale. Nëse deri më tani keni përdorur kosin, hiqni dorë sepse ne kemi 5 zgjidhje për ju më poshtë.

1.Qumësht : Acidet laktike të qumështit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freksie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambukur dhe lyeni zonat e irrituara disa herë në ditë.

2. Aplikoni uthull molle: Uthulla e mollës është e pasur me acide natyrore, të cilat rivendosin pH-in normal të lëkurës dhe ndihmojnë në rigjenerimin e indeve. Merrni gjysmë gote uthull molle dhe përziejeni me ujë të ftohtë. Përzierjen shtojeni në një shishe në formë sprucatori dhe spërkasini disa herë gjatë ditës lëkurën. Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet plotësisht.

3. Aloe Vera: Xheli i Aloe versa është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni driekt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kubeta akulli me xhelin e Aloe veras.

LEXO EDHE:  Dhimbja e qafës, shkaqet dhe kur duhet të paraqiteni te mjeku

4. Kripë: Në pamjë të parë mund t’ju duket ide e çmendur, por kripa favorizon mbajtjen e ujit në lëkurë çka e bën më të lëhtë trajtimin e saj. Në një litër ujë tresni një filxhan kafeje kripë të jodizuar dhe lyeni lëkurën me të.

5.Kamomili: Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti anti-inflamatore dhe qetësuese, tëcilat luftojnë infamacionin e lëkurës dhe trajtimet e tjera. Zieni çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kubeta akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhimit.