Ballina Shendeti 5 ushqimet që duhet të konsumoni pas palestrës

5 ushqimet që duhet të konsumoni pas palestrës

SHPËRNDAJE

Të jetosh shëndetshëm është kthyer në synimin kryesor të shumë njerëzve anembanë në botë pasi është i lidhur drejtpërdrejt me një jetë më të mirë. Ky lloj stili jetes nënkupton një regjim ushqimor të pasur dhe sa më shumë aktivitet fizik.

Dëshira për t’u dukur bukur dhe të tonifikuar ka bërë që vitet e fundit shumë njerëz t’i drejtohen palestrës.

Por nëse shumë prej jush shkojnë me stomakun plot në palestër pasi mendojnë se kaloritë digjen më mirë, janë në mëdyshme se çfarë duhet të hanë pas palestrës:e shumëtshtrimi është një nga zakonet më të rekomanduara personale.

Është gjithashtu themelore për të qëndruar në gjendje të mirë fizike dhe mendore. Më poshtë do të gjeni 5 ushqimet ideale që duhen ngrënë pas palestrës:

1.Avokado. Avokadot janë nga ushqimet më të mira që duhen konsumuar gjithmonë pas palestrës. Janë të pasura me acide yndyrore të pangopura, vitaminë E dhe proteina vegjetale që kompensojnë energjinë e humbur gjatë ushtrimeve. Në të njëjtën kohë ndihmojnë në formimin e masës muskulore. Konsumi i moderuar i avokados ul nivelin e kolesterolit të keq dhe tensionit të lartë në gjak.

2.Bananet. Bananet nuk duhet të mungojnë kurrë në regjimin ushqimor post-palestër. Ato përmbajnë sheqerna natyrale që furnizojnë trupin me energji. Gjithashtu rrisin dhe plotësojnë në mënyrë natyrale nivelet e glukozës  në gjak.

3.Vezët. Vezët kanë në përmbajtjen e tyre shumë proteina thelbësore dhe minerale. Këto të fundit, pasi absorbohen nga trupi, ndihmojnë muskujt të marrin veten pas sformit të bërë gjatë ushtrimeve.

4.Qumështi i sojës. Qumështi i sojë është një ushqim lehtësisht i tretshëm, i pasur me proteina dhe dhe yndyrna të shëndetshme. Është po ashtu i pasur me vitamina, minerale dhe fibra, çka e bën një zgjedhje shumë të mirë për të fituar energjitë e humbura. Konsumi i këtij qumështi shërben gjithashtu për të balancuar nivelin e karbohidrateve në gjak.

5.Bajamet. Përkundër madhësisë së tyre të vogël, bajamet janë një central i vërtetë energjie. Përmbajnë acide yndyrore esenciale dhe shumë proteina që ndihmojnë trupin të rimarrë veten pas lodhjes. Gjatë palestrës djegim kalori dhe dehidratohemi pasi djersitemi, si pasojë humbasim shumë kripëra minerale. Bajamet balancojnë çrregullimet e kripërave minerale dhe lëngjeve të tjera.

 

SHPËRNDAJE

LAJM I FUNDIT/ Alarmohet policia, eksploziv i vendosur në një makinë në Vlorë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina por dëmtohet rëndë kalimtarja

FOTO/ Njihuni me burgun që të lë pa fjalë, më luksozi në botë, si hotel me 5 yje

VIDEO/ Pamje rrënqethëse, momenti tragjik kur 25-vjeçaren e shtyjnë në shina dhe përplaset për vdekje nga treni

“Kardiomiopatia”, sëmundja e fshehtë që i mori jetën gazetares Adela Xhamani, ja shenjat e saj

FOTO/ Këshilltari i LSI-së: Ja neni që i detyron shqiptarët të paguajnë për OJF-të e Sorosit

“Fatin e atdheut ta luajmë në kazino”, Profesor Kabo ironizon kandidatin për kryeprokuror Artur Selmani

Shiten aksionet e “Lori Caffe”, familja Hoxha përgjysmon kontrollin e saj në kompani

E bujshme/ Spanja mund të përjashtohet nga Botërori, “fërkojnë” duart italianët

FOTO/ Mbledhja e dy qeverive në Pogradec, qytetarët presin me pankarta Ramën

Artikulli paraprakEKSKLUZIVE/ Foto e “turpit”, ministri i Shëndetësisë përdor helikopterin e Policisë për udhëtim në Berat
Artikulli tjetërFushata/ Basha: Rama e ka mendjen te timoni, por i mungon makina