Ballina Shendeti 7 efektet mrekullibërëse që sjell përzierja e qumështit me mjaltin

7 efektet mrekullibërëse që sjell përzierja e qumështit me mjaltin

Përzierja e qumështit me mjaltin ka veti shumë të mira për organizmin e njeriut.

Mjalti është përdorur prej kohësh si ilaç natyral, për shkak të vlerave ushqyese dhe funksioneve të ndryshme që mbart.

Nga ana tjetër, qumështi është i pasur me vitamina, minerale dhe proteina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin tonë.

Kombinimi i të dyjave mund të japë përfitime tek të gjithë njerëzit. Po ju njohim me 7 prej tyre:

1. Pastron lëkurën. Përzierja e qumështit me mjaltin ka veti pastruese dhe antimikrobike. Përzieni 3 lugë qumësht me një lugë mjaltë dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën.

2. Lehtëson tretjen. Qumështi ka veti prebiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto shërbejnë si ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes. Ndërkohë që kombinimi i të dyjave mund të bëhet me një gotë qumësht të ngrohtë duke i shtuar dy lugë mjaltë.

3. Ndikon në qëndrushmëri. Qumështi me mjaltë nëse pihet cdo mëngjes, ju rrit rezistencën e trupit. Kjo sepse qumështi ka proteina dhe mjalti karbohidrate, mjaft të nevojshme për stimulimin e metabolizmit.

4. Forcon kockat. Mjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese. Ndërsa qumështi është i pasur me kalcium që ndikon në shëndetin e kockave. Kjo parandalon sëmundjen e osteoporozës dhe inflamacionit.

5. Lufton pagjumësinë. Konsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të shtriheni për të fjetur është mënyra më e mirë për të luftuar pagjumësinë, njofton shije.

6. Ngadalëson plakjen. Kombinimi i qumështit me mjaltit ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor. Antioksidantët kanë efekt në sistemin e trupit tuaj dhe në rrudhat që krijohen gjatë plakjes.

LEXO EDHE:  Recetë Gatimi/ Pastiço me vezë dhe qumësht

7. Ka veti antibakteriale. Konsumi i tyre mundëson asgjësimin e disa baktereve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook