Ballina Shendeti 7 shenjat e anemisë të cilat nuk i kuptoni edhe nëse i...

7 shenjat e anemisë të cilat nuk i kuptoni edhe nëse i keni !

Anemia është kur trupi jonë nuk ka hemoglobinë të mjaftueshme ose kur nuk ka mjaftueshëm qeliza të shëndetshme të kuqe.

Qelizat e kuqe të gjakut janë përgjegjëse për sjelljen e oksigjenit në trupin tonë dhe largimin e dioksidit të karbonit nga ai.

7 simptoma të anemisë :

Lëkura e zbehtë

Kur trupi ynë nuk merr oksigjen mjaftueshëm ose vuan nga një numër i reduktuar i qelizave të kuqe të gjakut, lëkura ndryshon ngjyrën dhe ne dukemi shumë të zbehtë. Kjo nuk vlen vetëm për fytyrën, por për të gjithë trupin, sidomos për duart dhe gjuhën.

Rrahje të parregullta të zemrës

Nivelet e ulëta të hemoglobinës e bëjnë zemrën të punojë më shumë sesa normalja. Kjo mund të rezultojë në rrahje të parregullta dhe të shpeshta

Lodhja

Nëse organet tona nuk marrin sasinë e duhur të oksigjenit, trupi ynë duhet të punojë shumë më shumë për të prodhuar energji të mjaftueshme për funksionimin e përditshëm. Kjo na bën të ndiheni shumë të lodhur.

Problemet me përqendrimin

Të gjitha organet tona kanë nevojë për oksigjen për të funksionuar mirë dhe truri nuk ka përjashtim. Nëse niveli i oksigjenit është më i ulët se ajo që nevojitet, nuk mund të mendojmë qartë dhe vuajmë nga përqendrimi i dobët.

Dobësimi i thonjve

Nëse thonjtë tuaj janë të brishtë, kjo mund të jetë një tjetër simptomë e zakonshme, por jo e njohur, e anemisë. Thonjtë kërkojnë oksigjen për të qëndruar të shëndetshëm.

Të çara në skajet e buzëve

Shumica prej nesh kanë buzë të thata apo të plasaritura ndonjëherë nga era, dielli ose temperaturat e ftohta, por anemia shkakton zona të veçanta të plasaritjeve, gjë që ndikon në cepat e buzëve.

LEXO EDHE:  Si ta kuptoni kur dikush ka pësuar një goditje në tru, ky është veprimi që i shpëton jetën

Dëshira të pazakonshme për substancat jo-ushqyese

Shkencëtarët nuk kanë ende një shpjegim përse anemia shkakton këto dëshira të çuditshme, por më të zakonshmet janë dëshirat për akull.