Ballina Shendeti Akulli i shërbyer nëpër lokale, një rrezik serioz për shëndetin

Akulli i shërbyer nëpër lokale, një rrezik serioz për shëndetin

Akulli në 60 për qind të restoranteve përmban më shumë baktere sesa uji në tualetet e tyre.

Shkencëtarët kanë testuar akullin në McDonald’s, Burger King, KFC, Starbucks dhe kafenetë Rouge dhe Nando’s, ndërsa si arsye theksojnë pastrimin më të shpeshtë të tualetit sesa të makinave për akull.

Asnjë nga mostrat e gjetura nuk paraqet kërcënim direkt për shëndetin, por sasia e tillë e mikrobeve në restorante mund të konsiderohet “rrezik higjenik”, theksojnë laboratorët shtetërorë britanik.

Mostrat nga McDonald, KFC, Burger King dhe Nando’s sugjerojnë për “higjienë të dobët” të akullit të tyre, kanë theksuar nga laboratorët.

Në rastin e Nando’s dhe Buger King, niveli i baktereve ka qenë më shumë se dyfish më i madh nga ajo që kanë pritur të gjejnë në ujin e pijshëm.

Rezultatet janë kërkuar nga disa zinxhirë për të shqyrtuar procedurat e tyre të pastrimit, derisa dy kompani kanë kontestuar gjetjet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook