Ballina Shendeti Akulli zbut dhimbjet e migrenës, dhoma e errët dhe e ftohtë nga...

Akulli zbut dhimbjet e migrenës, dhoma e errët dhe e ftohtë nga më të preferuarat

Sapo ju ta ndjeni që koka po fillon të buçasë dhe të thumbojë atëhere ju duhet ta dini që migrena po fillon të bëjë të vetë dhe duhet gjetur shpëtimi sa më shpejtë për të mos kaluar në nervozitet dhe grindje më pas.

Nëse marrim disa tableta të caktuara, atëherë dhimbja jonë mund të zbutet, madje edhe ta parandalojmë sulmin e migrenës, po nëse merren pasi të ketë ndodhur sulmi, atëherë nuk ndihmojnë shumë madje ju stresojnë më tepër me faktin që nuk funksionojnë. Në të shumtën e rasteve sulmet përcillen me vjellje dhe mundim e shpeshherë edhe me shikim të mjegulluar.

Këshilla e parë që duhet ta përcillni është të shtriheni në dhomë të errët, të ftohtë; jo shumë të ngrohtë, ku mbretëron qetësia. Në ballë të vendosni peshqirë të ftohtë akull. Shpeshherë ka ndihmuar që të merrni një shami, të ftohtë akull, dhe ta shtrëngoni kokën.

Te disa pacientë, një apo dy ditë para sulmit, shfaqen disa simptoma si ndjeshmëria ndaj aromave. Shkaku i saktë i migrenës, nga e cila vuan çdo e gjashta femër dhe çdo i teti mashkull, edhe më tutje mbetet i panjohur.