Ballina Aktualitet Alarm për kancerin nga lyerja e flokëve, mjeku tregon limitin që s’duhet...

Alarm për kancerin nga lyerja e flokëve, mjeku tregon limitin që s’duhet kaluar

Lyerja e flokëve? Ka një limit edhe për të! Pasi nëse është shumë e shpejtë, rrezikoni seriozisht që të prekeni nga kanceri.

Ndaj këshillohet që të mos i lyeni flokët më shumë se gjashtë herë në vit dhe preferohen produktet natyrale që reduktojnë rrezikun e dëmeve, përfshirë edhe tumorin.

Alarmi jepet nga mjeku kirurg i gjoksit, Kefah Mokbel i Princess Grace Hospital në Londër, i cili ka zhvilluar studime të cilat zbulojnë se femrat që i lyejnë flokët rrezikojnë me 14% të preken nga kanceri i gjirit.

Kështu që ai këshillon që të reduktohen produktet kozmetike për flokët, dhe më mirë të përdoret këna apo bimë të tjera që mund ti japin ngjyrë flokëve, shkruan noa.al.

“Studimet zbulojnë se ekspozimi ndaj bojës së flokët stimulon kancerin e gjirit, sidomos pas moshës 40-vjeçare”, deklaroi Mokbel.