Ballina Kryesore ALARMI/ Tregjet shqiptare pushtohen nga perimet vrasëse, pesticidet prekin zemrën dhe trurin

ALARMI/ Tregjet shqiptare pushtohen nga perimet vrasëse, pesticidet prekin zemrën dhe trurin

Profesori i njohur shqiptar, Zihni Sula, ka dhënë alarmin për mbarë konsumtorët shqiptarë, teksa ka treguar detaje në lidhje me pesticidin methomyl, i cili përdoret nga fermerët për të vrarë insektet në fruta dhe perime, por që është shumë i dëmshëm për njerëzit.

Sipas profesorit, ky preparat depërton lehtë në organizëm dhe degradimi i tij shkon deri në 21 ditë, si dhe mund të shkaktojë kancer.

Lidhur me alarmin që ngriti profesor Sula, ka reaguar edhe spikeri i lajmeve, Denis Dyrnjaja, i cili duke publikuar foton e një domateje të degraduar, të kalbur nga brenda, thekson se në tregje dhe supermarketet e vendit tonë po gëlojnë ushqimet vrasëse, të cilat po sjellin shtimin në masë të të prekurve me kancer.

“Një popull jo gjithmonë mund ta vrasësh me armë ose me pushtim, pasi mund ta vrasësh edhe me ushqim. Tregjet dhe supermarketet gëlojnë nga “perimet dhe ushqimet vrasëse”, shteti bashkëpunëtor në krim me heshtje dhe mosveprim. Kanceri vijon të kosisë më shumë se 4 mijë njerëz në vit me kontributin e drejtpërdrejtë të ushqimit skandaloz që një popull i tërë konsumon çdo ditë!”, shkruan Dyrnjaja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook