Ballina Shendeti Antibiotikët/ Sa më shumë i pimë, aq më pak na ndihmojnë

Antibiotikët/ Sa më shumë i pimë, aq më pak na ndihmojnë

Përdorimi shumë i shpeshtë i antibiotikëve çon në rezistencë të organizmit ndaj tyre dhe me rastin e infeksionit të ardhshëm vështirëson, apo madje e pamundëson efektin e terapisë.

Është shumë e vështirë të vlerësohet se nga është shkaktuar sëmundja nga viruset apo nga bakteret, aq më parë të konstatohet se cili lloj i antibiotikëve, cila dozë dhe kohëzgjatja e terapisë është e nevojshme të aplikohet, transmeton Telegrafi.

Antibiotiku bën dobi vetëm për bakterie, jo në viruse. Infeksionet virusale janë më të shpeshta se ato bakteriale. Viruset janë shkaktarë të ftohjes, gripit, dhimbjes së fytit, ndezjes së sinuseve dhe kollitjes.

Kollitja dhe dhimbja e fytit në të shumtën e rasteve janë simptoma të infeksioneve virusale dhe antibiotikët nuk mund të ndihmojnë në shërim, por as në lehtësim të simptomeve.

Antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore. Më së shpeshti barkqitje, mundim. Nëse merrni shumë shpesh antibiotikë dhe në mënyrë jo të rregullt, bakteret në to bëhen rezistuese.

Sa më shpesh që merren antibiotikët, më e madhe është mundësia që bakteret të rezistojnë. Sot ekzistojnë bakterie që janë rezistuese në shumë antibotikë dhe këtyre bakterie dijnë seriozisht t’i bëjnë dëm shëndetit, por edhe të rrezikojnë jetën tuaj.

Zhvillimi i rezistencës ndaj antibiotikëve nuk mund totalisht të parandalohet, por mund ta ngadalësojmë me marrjen e rregullt të antibiotikëve: vetëm me rekomandim të mjekëve.